Real Madridi pa shumë titullarë nuk e pati problem të shkatërroi me lojë e rezultat 4:0 Granada-n vendase.
Granada nuk kishte zgjidhje për të ndalur lojtarët e disponuar të Realit dhe kokulur doli në konak të vetin.
Myrto Uzuni, reprezentuesi i Shqipërisë, me Granada-n pësuan humbje të rëndë, skuadër që disa javë ka humbur statusin e anëtarit të elitës spanjolle.
Uzuni është zëvendësuar në minutën e 84-të.
Golat i realizuan Garcia (38'), Guler (45+2'), Diaz (49' e 59').
Reali është kampion i ri dhe tani ka 90 pikë pas javës së 35-të dhe Granada renditet në vend të 19-tin me 21 sosh.