Milani po mendon për transferimin e Royal, problemi mbetet te kërkesat e larta të Spurs

Futboll

Milani po mendon për transferimin e Royal, problemi mbetet te kërkesat e larta të Spurs

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:42
Emerson Royal

Emerson Royal pritet të largohet nga Tottenham Hotspur pas tre viteve qëndrim te skuadra londineze.

E ardhmja e mbrojtësit brazilian pritet të jetë larg Anglisë, pasi ai karrierën mund ta vazhdoj në elitën e futbollit italian Serie A.

Milani ka intensifikuar kërkimet për përforcime për sezonin e ardhshëm dhe sipas La Gazzetta dello Sport, klubi italian është në negociata me përfaqësuesit e mbrojtësit të Tottenhamit, Emerson Royal.

Interesi i Milanit për 25-vjeçarin është rritur javët e fundit dhe bisedimet paraprake kanë filluar për të eksploruar mundësinë e një lëvizjeje.

Megjithatë problemi kryesor për transferimin e brazilianit në San Siro është çmimi i tij, pasi Tottenham kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Edhe pse klubi italian e konsideron mbrojtësin brazilian një objektiv të mundshëm, tarifa e lartë e transferimit paraqet probleme financiare.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Rossonerët do të ishin të gatshëm të paguanin deri në 20 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit anësorë.

25-vjeçari këtë edicion ka pasur vetëm 23 paraqitje me fanellën e Spurs ku ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat