Morientes: Vinicius është lojtari më i mirë në botë

Futboll

Morientes: Vinicius është lojtari më i mirë në botë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:33
Morientes

Fernando Morientes, ish-sulmuesi i Realit të Madridit nga viti 1997 deri në vitin 2003 nuk ka hezituar ta përcaktojë yllin e madrilenëve Vinicius Zhunior si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një tjetër paraqitje mbresëlënëse të brazilianit në takimin e kthimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit.

Ai vërtet nuk shënoi, por paraqitja e tij ishte brilante dhe nuk e pengoi UEFA-n ta shpallte lojtarin më të mirë të ndeshjes. Fernando Morientes shpjegoi pse ai e konsideron Vinicius lojtarin më të mirë në botë.

“Pa dyshim, Vinicius është lojtari më i mirë në botë, tha Morientes për Cadena COPE.

Unë mendoj se ai tani krahasohet me lojtarë kalibri që kanë bërë historinë. Aktualisht ka shumë lojtarë të mirë në qarkullim, por pavarësisht sa të mirë janë dhe sado të mirë që janë… Vinicius është më vendimtari dhe ai e ka dëshmuar këtë. Dikur talleshin me të, por tani është numri një në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat