Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, mbrëmë ka qenë mysafir special i Dinamos së Zagrebit e cila është kampion i ri i Kroacisë, titulli i 25-të në histori.
Shala ka befasuar me një deklaratë në mediumin kroat “24 Sata” duke thënë mes të tjera:
“Dinamo është ende jeta ime, kam arritur në Maksimir me ftesë të Zajecit!
Askund në karrierën time nuk e kam shijuar aq shumë sa në Dinamo, askund nuk jam ndjerë si në Zagreb.
Dhe dashurinë e madhe të tifozëve e ndjej edhe sot”.