Mund të bëhej mbrojtësi i parë që shënonte tripletë në një ndeshje, Gvardiol shpjegon pse nuk goditi penalltinë

Futboll

Mund të bëhej mbrojtësi i parë që shënonte tripletë në një ndeshje, Gvardiol shpjegon pse nuk goditi penalltinë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:42
Gvardiol

Manchester City nuk gaboi në transfertë ndaj Fulham duke triumfuar me rezultatin 0-4. Josko Gvardiol ishte protagonisti surprizë për “The Citizens” në këtë ndeshje teksa kroati shënoi dy gola. Në fakt, mbrojtësi i krahut të majtë e pati mundësinë për të vendosur një rekord si mbrojtësi i parë në Angli që shënon “tripletë” duke qenë skuadra e tij fitoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes.

Por, Gvardiol nuk e mori përsipër duke ia lënë Julian Alvarez që nuk gaboi. Pas ndeshjes, Gvardiol zbuloi edhe arsyen se përse nuk e goditi 11-metërshin.

“Jam shumë i lumtur sepse shënova dy gola dhe se skuadra fitoi. E diskutuam në fushë që ta godisja unë penalltinë, do të më pëlqente në fakt. Por, kemi një goditës dhe ai e mori përsipër duke shënuar edhe gol. Më vjen mirë për Alvarez”, u shpreh Gvardiol.

I vetmi mbrojtës në Premier League që ja ka dalë të shënojë një tregolësh është lojtari i Everton, Steve Watson në një ndeshje të vitit 2003 ndaj Leeds, por interesant është fakti se në atë sifidë, ai nuk luante në mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat