Presidenti i Lazios: Ëndërroj të fitojmë një titull, jemi klub me vlera të mëdha

Futboll

Presidenti i Lazios: Ëndërroj të fitojmë një titull, jemi klub me vlera të mëdha

Më: 13 maj 2024 Në ora: 19:14
Claudio Lotito

Claudio Lotito, presidenti i Lazios, foli në festën e 50-vjetorit të skudetos së parë, duke u ndalur tek objektivat e së ardhmes.

“Unë si president duhet të harmonizoj ambientin që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte.

Pa mua në 2004 klubi  nuk do të kishte ekzistuar. Lenzini dhe skuadra e ’74 më mësuan shumë, ata janë këtu sepse besojnë në vlerat e Lazios, duke inkurajuar lojtarët aktualë dhe duke dhënë një ndjenjë përgjegjësie.

Ëndërroj të fitojmë një Scudetto” – Tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat