Ancelotti përmend disa lojtarë të Realit që mund të bëhen trajnerë të mëdhenj

Futboll

Ancelotti përmend disa lojtarë të Realit që mund të bëhen trajnerë të mëdhenj

Më: 14 maj 2024 Në ora: 08:45
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se një numër i lojtarëve të tij do të bëheshin trajnerë të mirë, nëse do të tregonin dëshirë të mjaftueshme për ta bërë këtë punë.

Së fundmi u bë virale në rrjetet sociale një video ku trajneri italian fliste për potencialin që Xabi Alonso ka për t’u bërë trajner, gjë që edhe u dëshmua më së miri nga spanjolli këtë sezon me Bayer Leverkuseni.

Deklarata e Ancelottit ishte nga viti 2016, kur dyshja ishin së bashku te Bayern Munichi.

Ndërsa sot, një ditë përpara ndeshjes së Real Madridit ndaj Alavesit, trajneri i Real Madridit në konferencën për media u pyet nëse ndonjë lojtar nga skuadra e tij aktuale ka cilësitë për t’u bërë i tillë.

“Besoj se ka cilësi për të qenë trajner. Dikush mund të jetë trajner, por duhet të duash të jesh i tillë. Duke marrë parasysh vështirësitë që kanë trajnerët, ka shumë lojtarë nuk duan të jenë të tillë sepse shohin shumë përgjegjësi dhe presion. Carvajal, Nacho, Ceballos, ata kuptojnë mirë aspektin taktik, kanë kokën për këtë. Kroos, Modric sigurisht…”, tha 64-vjeçari.

“Por, vetëm nëse ata kanë dëshirë të jenë trajner”, shtoi pastaj trajneri i “Los Blancos”.

Vlen të theksohet se më herët gjatë sezonit, kur dukej pothuajse e kryer se Modric po largohej nga Real Madridi në verë, Ancelotti i ofroi kroatit një vend në stafin e tij, por që ajo ofertë u refuzua nga 38-vjeçari.

Modric besohet se dëshiron të vazhdojë të luajë edhe për më gjatë, qoftë te skuadra nga Madridi apo diku tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat