Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

Futboll

Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:03
Kylian Mbappe dhe Javier Tebas

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas e mori si të mirëqenë, transferimin e Kylian Mbappe te Real Madridi këtë verë, pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germain.

Në një intervistë me gazetën argjentinase Olé, Tebas konfirmoi ardhjen e Mbappes në Real Madrid dhe pranoi se Los Blancos do të kenë një ekip të madh sezonin e ardhshëm.

“Mbappe? Në Real Madrid vitin e ardhshëm, sezonin e ardhshëm. Ai është një nga më të mirët në botë, por ka edhe Vinicius dhe Bellingham do të ketë një skuadër të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Tebas.

“Nëse ke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, ke pesë sezone mundësish për të fituar”.

Cilësia e La Ligës

Tebas në fund ka folur për cilësinë e kampionatit spanjoll, ku ka përmendur edhe Barcelonën.

“Ne kemi një konkurrencë të madhe dhe ne sjellim lojtarë. Dhe lojtarë të rinj shfaqen gjithmonë”.

“Në Barça unë tashmë e pashë Yamalin si djalë, Pedrin dhe Gavin. Dhe në Madrid, Vinicius, Bellingham dhe ajo që do të ndodhë më pas është Mbappe”, përfundoi i pari i La Ligës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat