Lista e Sylvinhos dhe zbulimi i fanellës do ndodhin shumë shpejtë

Futboll

Lista e Sylvinhos dhe zbulimi i fanellës do ndodhin shumë shpejtë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:55
Sylvinho

Një muaj nga fillimi i Euro 2024, me Shqipërinë e cila ndodhët në një grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Grupi më i vështirë ndoshta që mund të kishte skuadra e Sylvinhos, por Kuq e Zinjt kanë arritur të mposhtin kombëtare të mëdha vitet e fundit, dhe do jetë një shanc për të dëshmuar fuqinë reale.

Kur jemi në ditët e fundit të ligave më të mëdha në evrop, të gjithë kombëtaret po shikojnë lojtarët e tyre më në formë, për të zbuluar më pas listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Gjermani.

Nuk ka një kohë të caktuar se kur Sylvinho do publikoj listën e tij, me disa lojtar që janë nën ethe për thirrjen nga Kombëtarja.

Gjithashtu fanellat zyrtare të Shqipërisë në Euro 2024 do zbulohen së shpejti, me shumicën e kombëtareve që tashmë vetëm se i kanë prezantuar fanellat për kompeticionin më të madh evropian për shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat