Prezantimi para 80 mijë njerëzve

Futboll

Prezantimi para 80 mijë njerëzve

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:01
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka zyrtarizuar lamtumirën me PSG-në në fund të sezonit dhe tashmë ka nga ata që pyesin se kur do të shpallet klubi i tij i ardhshëm, Real Madridi. Sigurisht, siç raporton “RMC Sport”, jo para finales së Champions League, më 1 qershor. Transferimi i tij te “Los Blancos” pritet të shpallet javën e 3-të të qershorit.

Përsa i përket prezantimit, ndoshta do të duhet të presim deri në gusht, kur do të jenë të pranishëm rreth 80 mijë persona të pranishëm, sponsorët, por edhe Zinedine Zidane. E gjitha në një “Santiago Bernabeu” të ri, me të gjitha punimet e përfunduara.

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, i tha “Olé”: “Mbappé do të vijë në Madrid sezonin e ardhshëm.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ka edhe Vinicius e Bellingham. Real Madridi do të ketë një ekip të madh. Natyrisht, kjo nuk jep garanci absolute për ta fituar kampionatin.

Nëse ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë, ka pesë sezone në dispozicion. Pra, janë pesë shanse për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve”.

Vetë Mbappe, i shpërblyer si më i miri në Ligue 1, foli kështu nga skena e marrjes së çmimit: “Kur do ta shpall klubin tim të ardhshëm? Në jetë duhet të marrësh kohë për gjithçka. E vetmja gjë për të ditur është se po largohem nga PSG-ja, ndoshta nuk është koha për ta zbuluar destinacionin tim të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat