Xabi Alonso te Real Madridi?

Futboll

Xabi Alonso te Real Madridi?

Më: 14 maj 2024 Në ora: 19:19
Xabi Alonso

Xabi Alonso thuhet se mund të marrë lojtarin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz te Real Madrid në vitin 2025, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për Barcelona-n. Trajneri spanjoll duket të jetë kandidati ideal i Los Blancos për të pasuar Carlo Ancelottin.

Christian Falk i SPORTBILD ka thënë për mufcMPB se ekziston një ide që Alonso të shkojë në Santiago Bernabeu vitin e ardhshëm dhe Wirtz ta ndjekë atë. Sulmuesi gjerman ka qenë jetik për Leverkusen nën drejtimin e ish-mesfushorit të Madridit.

Wirtz, 21 vjeç, ka luajtur 46 ndeshje këtë sezon, duke regjistruar 18 gola dhe 19 asiste. Ai ka qenë vendimtar në fitoren e Bundesliga-s të Leverkusen dhe më 22 maj mund të fitojë edhe Europa League në finalen kundër Atalanta-s.

Alonso do të qëndrojë në Bay Arena sezonin e ardhshëm pavarësisht interesimit nga Liverpool dhe Bayern Munich disa muaj më parë. Megjithatë, Alonso shihet si zëvendësuesi i Ancelottit në 2025-ën.

Paraqitjet e mira të Wirtz për klubin dhe kombëtaren këtë sezon nuk kanë tërhequr vetëm vëmendjen e Real Madridit. Barcelona është gjithashtu e interesuar dhe nuk do ta shikojë te rivalët e përjetshëm, pasi Ancelotti do të shtojë Kylian Mbappe në skuadrën e tij këtë verë.

Ylli gjerman ka edhe tre vite të mbetura nga kontrata e tij me Leverkusen. Drejtuesi i klubit gjerman, Fernando Carro, fillimisht i vuri një çmim prej 150 milionë eurosh, por tani pretendon se ai është i paçmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat