Portieri kundërshtar provokoi tifozët, Xhaka në vrap drejt tunelit

Futboll

Portieri kundërshtar provokoi tifozët, Xhaka në vrap drejt tunelit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:27
Xhaka - majtas

Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Baselit dhe Lausanne Ouchy, mesfushori nga Kosova Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Jeremy Vachoux, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.

Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës. 

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë.

Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2:0, goli i parë u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat