Një goditje e rëndë kjo për kombëtaren “azzurre”

Futboll

Një goditje e rëndë kjo për kombëtaren “azzurre”

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:29
Nicolò Zaniolo

Mesfushori italian Nicolò Zaniolo do të mungojë në Kampionatin Europian të ardhshëm të futbollit për shkak të lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes së fundit nëq kampionat mes Aston Villa dhe Liverpooli.

Ish-lojtari i Romës, që luan në Premier League me Aston Villa, si i huazuar nga Gallatasaraj, ka pësuar një mikrofrakturë në këmbë. Një dëmtim që do ta lërë 24-vjeçarin jashtë fushës për të paktën një muaj.

Një goditje e rëndë kjo për kombëtaren “azzurre”, që luan në Europian si kampionë në fuqi. Italia është një nga rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, bashkë me Kroacinë dhe Spanjën.

Ndërkohë, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, tha se skuadra e Europianit është 70-80% e bërë.

Duke folur për dëmtiin e Zaniolo, ai tha: “Mjekët po vlerësojnë gjendjen e tij, por rezultatet e testeve nuk lanë asnjë shpresë për turneun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat