Ancelotti: Topi është i dashuruar me të

Futboll

Ancelotti: Topi është i dashuruar me të

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:28
Ancelotti e Guler

Një tjetër ndeshje, një tjetër gol nga Arda Guler. I treti në kampionat dhe i dyti radhazi.

Që kur Real Madrid fitoi titullin e La Liga dhe talenti turk filloi të grumbullonte më shumë kohë për lojë, ai duket se nuk dëshiron mëtë ndalet, si në shënim golash por edhe në paraqitje.

Carlo Ancelotti gjtihashtu shprehu mendimin e tij për talentin e skuadrës.

“Ne na pëlqen shumë. I gjithë ekipi, stafi, të gjithë ne e vlerësojmë shumë.

Ai është më i riu në ekip. Guler ka një dhuratë, shënon gola dhe është e dukshme se topi është i dashuruar me të. Jam shumë i lumtur për të pasi ai është e ardhmja e kësaj skuadre”, është shprehur Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat