Sarri: Tërhiqem për 2-3 vite

Futboll

Sarri: Tërhiqem për 2-3 vite

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:58
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është në pritje të aventurës së radhës pasi u shkarkua këtë sezon nga Lazio.

Tekniku toskan në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, theksoi po pret me qetësi opsionet ndërsa zbuloi se pas dy apo tre vitesh mendon të tërhiqet nga profesioni i trajnerit.

“E ardhmja ime? Jam i qetë, tani mendoj të shkoj për drekë me babain tim.

Mendoj se do të tërhiqem pas dy apo tre vitesh dhe do të jem më prezent në qytetin tim duke ndihmuar njerëzit që e meritojnë.

Para disa ditësh isha pjesë e një stërvitje të një skuadre U12 dhe pashë futboll të vërtetë. Jam rikthyer në shtëpi dhe kam shumë atë sensin për të ndihmuar të tjerët”.

Ndërkohë, në intervistën e tij tekniku 65-vjeçar zbuloi edhe një prapaskenë të së kaluarës. Sarri tregoi se ish-presidenti i famshëm i Milanit, Silvio Berlusconi e refuzoi dhe kështu ai përfundoi te Napoli ku mori shumë famë.

“Nëse Berlusconi nuk do të më kishte refuzuar, atëherë unë nuk do të isha trajner i atij Napolit të madh”, u shpreh Sarri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat