Sulmuesi i çon mesazh Bayernit

Futboll

Sulmuesi i çon mesazh Bayernit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:26
Leroy Sane

Sulmuesi gjerman Leroy Sane është shprehur i hapur për të qëndruar me Bayern Munih edhe përtej kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2025. Lajmin e konfirmoi sot “Sky Sports” në Gjermani.

Sipas mediave, Sane është takuar në Munich me drejtorin sportiv të Bayern, Max Eberl, të emëruar së fundmi në atë detyrë. Duket se Sane i ka shprehur shefit të klubit dëshirën e tij për të vazhduar, me objektivin e qartë për të rikthyer ekipin në majën e Bundesliga.

Ende nuk ka asnjë informacion specifik në lidhje me bisedimet, nëse klubi i ka ofruar një zgjatje të saj dhe rrogë më të mirë. 28-vjeçari luan që prej vitit 2020 me bavarezët, kur u larguar nga Manchester City.

Në 175 ndeshje me Bayern, Sane ka realizuar 48 gola.

Një lojtar i rëndësishëm për skuadrën gjermane, por që shpesh ka përfunduar në shënjestër se nuk ka qenë vendimtar në sfidat delikate.

Pas përfundimit të sezonit palët do të ulen sërish në bisedime për të vendosur, pasi bayern nuk dëshiron që ai të ikë me parametrin zero pas një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat