Alaba do të operohet përsëri

Futboll

Alaba do të operohet përsëri

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:05
David Alaba

Alaba do të operohet përsëri!

I rikuperuar plotësisht pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar që pësoi në dhjetor, David Alaba iu nënshtrua sërish një operacioni.

Austriaku kreu një artroskopi, një procedurë e vogël kirurgjikale që përdoret për të trajtuar problemet brenda nyjës së gjurit, e cila në këtë rast shërbeu për pastrimin e zonës së prekur.

Reali i Madridit garanton se operacioni në fjalë nuk do të ndikojë në rikuperimin e qendërmbrojtësit, rikthimi i të cilit është planifikuar për në muajin gusht ose shtator, ndaj ai pritet të kalojë fazën parasezonale me ekipin “Merengues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat