Arsenali dëshiron ta blindojë Artetën me një kontratë të re

Futboll

Arsenali dëshiron ta blindojë Artetën me një kontratë të re

Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:03
Mikel Arteta

Gjigantët e Ligës Premier, Arsenali shpreson të lidh trajnerin Mikel Arteta me një kontratë të re.

Spanjolli ka qenë i lidhur me klube të tjera gjatë muajve të fundit, duke pasur parasysh punën e tij mbresëlënëse te Topçinjtë.

Sipas faqes football.london, Arsenali dëshiron të sigurojë që Arteta të jetë pjesë e së ardhmes së tyre edhe për shumë vite.

Duke qenë se Manchester City po planifikon për një të ardhme eventuale pa Pep Guardiolën, ata mund të shikojnë ish-asistentin e tyre.

Megjithatë, drejtori sportiv Edu Gaspar dhe pjesa tjetër e bordit të Topçinjve do të shpresojnë të bindin Artetën që të gjitha ambiciet e tij mund të përmbushen në Emirates Stadium.

Nuk ka asnjë sugjerim se ai po kërkon një largim të menjëhershëm, duke pasur parasysh planet tashmë janë duke u zhvilluar për një rinovim të skuadrës në verë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat