Tuchel i jep lamtumirën Bayernit: Nuk arritëm marrëveshje

Futboll

Tuchel i jep lamtumirën Bayernit: Nuk arritëm marrëveshje

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:37
Thomas Tuchel

Asnjë hap prapa. Thomas Tuchel nuk do të jetë trajner i Bayernit sezonin e ardhshëm.

Trajneri gjerman kishte shpallur lamtumirën e tij me klubin bavarez tashmë në shkurt, por javët e fundit disa thashetheme në lidhje me një ndryshim të mendjes ishin bërë të shumta. Megjithatë, në konferencën për shtyp, ish-lojtari i Chelseat dhe Paris Saint-Germain konfirmoi se ndeshja e së shtunës do të jetë ndeshja e tij e fundit në krye të Bayern Munichut.

"Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munichut. Ka pasur kontakte, por ne nuk kemi arritur një marrëveshje dhe prandaj vendimi i marrë në shkurt mbetet", ka thënë trajneri gjerman.

Kështu tha trajneri, i cili do t'i thotë lamtumirë klubit në udhëtimin e së shtunës në Hoffenheim, pasi fitoi Bundesligën sezonin e kaluar dhe ishte një hap larg finales së Ligës së Kampionëve këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat