Tribuna qendrore e stadiumit sintetik në Gjilan, e hapur vetëm për tifozërinë vendase

Futboll

Tribuna qendrore e stadiumit sintetik në Gjilan, e hapur vetëm për tifozërinë vendase

Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:39
Tifozët

Sport Club Gjilani njofton se do të hap vetëm sektorin për tifozërinë vendase për duelin kampional përballë FC Drita.

"Tribuna qendrore e stadiumit sintetik do të jetë e hapur vetëm për tifozërinë vendase, ndërkohë kërkojmë mirëkuptim për tifozët të cilët nuk do kenë mundësi të pajisen me bileta.

Biletat mund t’i blini afër stadiumi ndihmës dhe kushtojnë 3 euro për person.

Asnjë person nuk do të mund të blej më shumë se një biletë dhe ndalohet rreptësisht shitje e mëtutjeshme e tyre në duar.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

Rregullat brenda stadiumit

Personat të cilat do të futen në stadium duhet të vijnë të paktën një orë më herët për të shmangur tollovinë e mundshme.

Nuk lejohet futja e shisheve të çelçit, si dhe sendeve metalike.

Pijet mund të futen vetëm me shishe apo gota plastike.

Për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes do të përkujdesen organet e rendit, të cilët do bëjnë kontrollin e detajuar që nga hyrja në stadium.

Sport Club Gjilani ju mirëpret në ndeshje dhe ju fton që të anoni në mënyrë korrekte mbi suazat e lojës fair-play", njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat