Ylli i Realit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024

Futboll

Ylli i Realit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Ylli i Real Madridit, mesfushori Aurelien Tchouameni thuhet se do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundin.

Los Blancos po përgatiten për përballjen e tyre me Dortmundin në Wembley më 1 qershor me Tchouamenin dyshimin kryesor shkaku i lëndimit.

Carlo Ancelotti do të presë sa më vonë të jetë e mundur për të marrë një vendim për Tchouamenin pas një dëmtimi në këmbë në fitoren e tyre në gjysmëfinalen e dytë kundër Bayern Munich më 30 prill.

Afati fillestar i rikuperimit prej 3-4 javësh e vë Tchouamenin në rrezik për të humbur finalen dhe gara e tij me arritjen e formës fizike duket e vështirë.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Tchouameni nuk do të jetë gati në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve dhe ai gjithashtu mund të humbasë ndeshjen hapëse të Francës në Euro 2024 kundër Austrisë më 17 qershor.

Tutje, thuhet se Tchouameni do të mbetet në skuadrën e Francës ndërsa rikuperimi i tij vazhdon.

Megjithatë,  Jordan Vertout i Marseille është lidhur me një thirrje, nëse Didier Deschamps është i shqetësuar për aftësinë e tij për gjithë turneun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat