Sfida e parafundit për Milanin

Futboll

Sfida e parafundit për Milanin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:33
Pioli

F atin e tij e njeh mbase, por të zyrtarizuar do ta ketë pas rreth një jave kur të flasë përpara sfidës me Salernitanën.

Ndërkohë, vëmendja e Stefano Piolit është tek ndeshja e sotme në 20:45 kundër Torinos, rival për të cilin ka folur edhe në konferencë për shtyp.

Si ka qenë kjo javë për ju?

"Pozitive sepse më në fund fituam pas një muaji pa sukses.

Tri pikët ndaj Kaljarit dhe certifikimi i vendit të dytë na mundësuan pak qetësi dhe tani mendojmë vetëm për të mbyllur sa më mirë kampionatin.

Torino është një rival stimulues që luan mirë në mbrojtje. Nuk do të jetë e lehtë"., tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat