Besart Ibraimi, 17 gola kundër FC Shkupit

Futboll

Besart Ibraimi, 17 gola kundër FC Shkupit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:34
Besart Ibraimi

Sulmuesi i Struga Trim Lum, Besart Ibraimi, sot kundër FC Shkupit, skuadrës së tij të preferuar pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 24-të. 

Në 23 ndeshjet e deritanishme, Ibraimi përballë skuadrës shkupjane ka realizuar plotë 17 gola, më shumë se ndaj çdo skuadre tjetër të Ligës së Parë.

“Ndryshe sot, Ibraimi do të zhvillojë ndeshjen e 6-të kundër FC Shkupit, si pjesë e Struga Trim Lum, ku ka arritur të realizojë edhe dy gola.

Në ndeshjen e fundit, që ishte mbyllur me barazimin 2:2, Ibraimi humbi një penalti ndaj FC Shkupit.

Shpresojmë një gjë e tillë të mos i përsëritet goleadorit tonë, duke pasur parasysh se është në garë sërish për epitetin e golashënuesit më të mirë, edhe atë së bashku me Marjan Radeskin, që të dy nga 15 gola të shënuar, vetëm një gol më pak se kryesuesi aktual, Aleksa Marushiq”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat