Sulmuesi i kombëtares shqiptare vlerësohet nga trajneri

Futboll

Sulmuesi i kombëtares shqiptare vlerësohet nga trajneri

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:47
Manaj

Rei Manaj po mbyll këtë sezon në Superligën turke si një protagonist absolut.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar 18 gola e dhënë 3 asiste, me vlerësimet për të që nuk mungojnë as nga trajnerët kundërshtarë.

Në një kampionat si ai turk që ka shumë emra të njohur të futbollit botëror, tani Manaj vlerësohet ndër më të mirët dhe këtë mendim e ka shprehur edhe trajneri i Istanbulspor, Osman Korkmaz.

Pasi skuadra e tij humbi dje me shifrat 3-1 përballë Sivasporit të Manajt, me sulmuesin që dha asist, pa t’i anulohej një penallti me VAR dhe një gol për pozicion jashtë loje, Korkmaz nuk ndali elozhet për futbollistin shqiptar.

“Nëse heqim sot Ikardin nga lista e sulmuesve, nëse pyet të gjithë skuadrat e tjera se cilin lojtar do të dëshironin, të gjithë do të thonë “Rei Manajn”.

Ne u përballëm me një lojtar të tillë. Ai futet në çdo zonë nga çdo pikë e mundshme dhe rrallëherë humbet topin”, tha trajneri i Istanbulspor për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat