City nën hetim

Futboll

City nën hetim

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Manchester City është afër titullit të katërt radhazi në Premier League, një arritje që nuk është realizuar nga asnjë skuadër tjetër më parë në kampionatin anglez.

Pavarësisht se gjërat shkojnë shumë mirë në fushë për skuadrën e Guardiola-s, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për situatën jashtë fushës.

Në fakt, Citizens janë nën hetim në Angli për shkeljen e 115 normave që kanë lidhje me Fair Play Finanziario. Në rast se City shpallet fajtor rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane, por edhe rënien nga Premier League.

Megjithatë, duket se klubi anglez mund ta mbyllë këtë çështje duke paguar një gjobë rekord prej 415 milionë eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur Manchester Evening News.

Në këtë mënyrë, Qytetarët do të shmangnin dënime më të rënda si ato të lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat