Polemika për golin e anuluar të shqiptari

Futboll

Polemika për golin e anuluar të shqiptari

Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:57
Pamje nga ndeshja

Polemika për golin e anuluar të shqiptari!

Nuk kanë munguar polemikat në këtë javë të parafundit të Superligës së Turqisë, teksa protagonist ishte sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Bomberi kavajas, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 87-të, në duelin ndaj Kajserispor në transfertë, në duelin që përfundoi me shifrat 2-2, teksa goli i anuluar i Cikalleshit, do t’i siguronte 3 pikë të arta Koniasporit, që mund të siguronte matematikisht mbijetesën, por ky gol u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, duke i djegur festën e çmendur, sulmuesit shqiptar në momentin e shënimit. 

Nuk mungojnë as polemikat në lidhje me vendimin e VAR-it, teksa tifozët e Koniasporit, pretendojnë se goli i shënuar nga Cikalleshi ishte i rregullt dhe u anulua me pa të drejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat