Guardiola: Bëjmë gabim nëse mendojmë se Arsenali do të humbasë, fatin e kemi në duart tona

Futboll

Guardiola: Bëjmë gabim nëse mendojmë se Arsenali do të humbasë, fatin e kemi në duart tona

Më: 18 maj 2024 Në ora: 23:31
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola foli për mediet në prag të javës së fundit të sezonit, që do të vendosë edhe fituesin e titullit kampion të Premier League.

City është në garë me Arsenal-in për triumfin dhe në këtë situatë, tekniku i “citizens” deklaron se historia a treguar se në situata të tilla skuadra e tij gjithmonë ia ka dalë të fitojë.

“Nuk është e vërtetë që skuadra nuk është mirë, në fakt është e kundërta nëse bëhet fjalë për ditën e fundit. Nëse do të kujtojmë edicionet e shkuara, kur jemi në fund të garës për titullin, kupton që kemi qenë të mrekullueshëm”-tha fillimisht ai.

Më tej, spanjolli theksoi se ekipi i tij e ka fatin në duart e veta dhe nuk duhet ta ketë mendjen te ngecja e “The Gunners” që të ketë sukses.

“Ajo që u thashë lojtarëve është se ne nuk duhet të mendojmë për shanset që Arsenal të bie në ndeshjen e fundit, fati është në duart tona. E kemi gabim nëse mendojmë se Arsenali do të humbasë, harrojeni.

Tani është radha jonë dhe ne kemi shansin të bëhemi kampionë në shtëpi. Duhet të fitojmë përndryshe Arsenali do të jetë kampion”-deklaroi Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat