Ballardini nuk ia fal Kumbullës gafën në Genoa

Futboll

Ballardini nuk ia fal Kumbullës gafën në Genoa

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:07
Formacionet

Mundësia e fundit e Sassuolos për qëndrimin në Serie A. Skuadra emiliane pret Cagliarin në një “finale” mbijetese.

Trajneri Ballardini ka vendosur të ulë në pankinë Marash Kumbullën, duke mos ia toleruar aspak gafën e kryer në humbjen 2-1 kundër Genoas (autogol).

Mes titullarëve për Sassuolon nuk rezulton as Nedim Bajrami, lojtari tjetër i kombëtares shqiptare. Vendasit renditen të parafundit me 29 pikë.

Katër pikë më shumë numërojnë ishullorët e Claudio Ranierit. Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fundin e këtij sezoni në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat