Montero, trajneri i Juventusit për dy ndeshjet e fundit të sezonit

Futboll

Montero, trajneri i Juventusit për dy ndeshjet e fundit të sezonit

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:18
Paulo Montero

Montero, trajneri i Juventusit për dy ndeshjet e fundit të sezonit!

Paulo Montero mbërriti në Continassa herët në mëngjes për të drejtuar stërvitjen e parë në krye të Juventusit, pasi ai do të drejtojë nga pankina në vend të Allegrit në dy ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Bolonjës dhe Monzës.

Pasi mbylli kampionatin Primavera me një barazim ndaj Frosinones, ish-mbrojtësi uruguaian mori përsipër drejtimin e ekipit të parë deri në fund të sezonit, në pritje për t'ia besuar Thiago Motta-s.

Menjëherë pas hyrjes së tij në qendrën sportive të Juventusit, ka mbërritur njoftimi zyrtar për promovimin e tij me kohë të pjesshme si trajner i ekipit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat