Chelsea realizon transferimin e parë

Futboll

Chelsea realizon transferimin e parë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:43
Pochettino

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e parë të afatit kalimtar veror, ndonëse një problem i papritur është paraqitur.

‘Blutë e Londrës’ kanë arritur marrëveshje me Palmeirasin për transferimin e Estevao Willian për një shifër të raportuar prej 29 milionë eurosh.

Marrëveshja për transferimin e sulmuesit brazilian i cili u promovua në ekipin e parë të Palmeiras në janar, mund të rritet deri në 55 milionë euro, varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Por, Estevao nuk do të jetë në gjendje të transferohet në Angli deri sa të mbushë 18 vjet në prill të vitit 2025.

Chelsea ka shpenzuar miliona euro për transferimin e talentëve të rinj, por shumica nga ata kanë dështuar që të përmbushin pritshmëritë në ‘Stamford Bridge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat