Asani gjen ekipin e ri para fillimit të EURO 2024

Futboll

Asani gjen ekipin e ri para fillimit të EURO 2024

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:52
Jasir Asani

Një lajm i fundit ka ardhur sa i përket Jasir Asanit. Ishte pikërisht ky njeriu që e dërgoi Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë.

Në fund të kualifikueseve, Asani u shpall nga UEFA si lojtari me më shumë ndikim në grupin tonë për shkak të golave dhe asisteve të dhëna.

Është njeriu që ka ngritur në këmbë të gjithë shqiptarët, shpeshherë duke mbajtur duart në kokë dhe duke ulëritur nga gëzimi dhe habia sesi topi shkonte në rrjetë, nga kënde të pamundura.

Para nisjes së Europianit, Asani është gati për të gjetur një ekip të ri. Aventura e tij në Kore nuk përfundoi në mënyrën më të mirë pas disa problemeve me trajernin e Gëangju.

Së fundmi menaxheri i Asanit ka publikuar një video ku shihet duke biseduar me drejtuesit e Duseldorfit në Gjermani dhe shkruan se shpejti do të përfundojë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat