Milan zbulon çmimin e sulmuesit të së ardhmes

Futboll

Milan zbulon çmimin e sulmuesit të së ardhmes

Më: 19 maj 2024 Në ora: 17:00
Milan

Sa kushton Benjamin Sesko?

Pas javës së fundit të Bundesliga-s mund të jepet përgjigja përfundimtare.

Siç ka bërë të ditur Sky Deutschland, klauzola  lirimit të sulmuesit slloven të Leipzig, i cili e ka mbyllur sezonin e parë në Gjermani me një gol kundër Eintracht, do të shkojë në 65 milionë euro në verë dhe do të aktivizohet brend fundit të qershorit.

Mund të kishte shkuar edhe deri në 70-75 milionë, por nuk kanë ardhur golat dhe asistet për të aktivizuar rritjen e vlerës së kartonit.

Kujtojmë se Sesko është një nga objektivat e Milan-it për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat