Marash Kumbulla bën paraqitje jo të mirë

Futboll

Marash Kumbulla bën paraqitje jo të mirë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 17:07
Kumbulla

Marash Kumbulla nuk po kalon momentin e tij më të mirë.

Trajneri i Sasuolos i ka besuar shqiptarit në momentet më të rëndësishme të kampionatit, teksa po luftonte për mbijetesë.

Por Kumbulla nuk është përgjigjur në mënyrën e duhur.

Pas autogolit të realizuar në ndeshjen e fundit, vjen edhe një penallti e shkaktuar në finalen me Cagliarin. Këta të fundit fituan 0-2 në finalen e mbijetesës kundër Sasuolos, duke e dërguar kundërshtarin thuajse të zyrtarizuar në Serinë B.

Marash Kumbulla hyri në fushë në minutën e 20 pas dëmtimit të shokut të skuadrës dhe shkaktoi një penallti në fund. Nga krahu tjetër, Nedim Bajrami ishte në stol për këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat