Rivaldo këshillon brazilianin e Premier League

Futboll

Rivaldo këshillon brazilianin e Premier League

Më: 19 maj 2024 Në ora: 17:36
Rivaldo

Rivaldo ka këshilluar Antony që të largohet nga Manchester United këtë verë. Legjenda braziliane pretendon se sulmuesi është një lojtar i madh, por është në klubin e gabuar.

Duke folur për BetFair, Rivaldo deklaroi se Antony duhet të largohet nga Anglia këtë verë. Ai beson se një lëvizje në Spanjë, Gjermani ose Itali do të ishte ideale për ish-lojtarin e Ajax-it.

“Unë besoj se Antony është një lojtar i madh. Ai tashmë ka luajtur një Kupë të Botës me Brazilin dhe është ende i ri me shumë futboll për të luajtur.

“Ai është aktualisht në një klub që po kalon kohë të vështira, kështu që për mendimin tim largimi nga Anglia mund të jetë i mirë për të”.

Ai shtoi:

“Kalimi te një skuadër në Spanjë, Gjermani ose Itali mund të jetë thelbësore për përparimin e tij tani. Me aftësitë e tij dhe futbollin që ai mund të luajë, mendoj se ai do të përshtatej shumë mirë në çdo ekip të madh në Spanjë, për shembull.

“Mund të jetë mirë për të që të shkojë në një klub ku mund të rikthehet të luajë rregullisht dhe të synojë të rikthehet në ekipin brazilian. Kush e di, ndoshta në 2026 ai mund të luajë në një Botëror tjetër”.

Antony nuk ka qenë në maksimumin e tij këtë sezon dhe ka shënuar vetëm një herë në Premier League. Ai gjithashtu ka vetëm një asist në 29 ndeshje me Djajtë e Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat