E pabesueshme nga Marco Reus, i paguan një birrë çdo tifozi

Futboll

E pabesueshme nga Marco Reus, i paguan një birrë çdo tifozi

Më: 19 maj 2024 Në ora: 17:37
Marco Reus

Marco Reus luajti ndeshjen e tij të fundit për Borussia Dortmund në Bundesliga.

Pas dymbëdhjetë vitesh, në fakt, futbollisti gjerman do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe ndeshja e fundit përballë Murit të Verdhë ishte e veçantë: përveç golit të shënuar me goditje dënimi, ai mori dashurinë e tifozëve dhe shokëve të skuadrës në momentin e zëvendësimit.

Pas fërshëllimës së fundit, Reus përshëndeti të gjithë stadiumin me një fjalim prekës dhe më pas la një kujtim të fundit të paharrueshëm: një birrë të paguar për çdo tifoz të pranishëm. Në fakt, ky mesazh u shfaq në tribuna të ndryshme:

Faleminderit për gjithçka! Birra e lamtumirës është nga unë. Tani Reus shpreson të ngrejë Champions League në ndeshjen e tij të fundit me Dortmund, finalja kundër Real Madridit e planifikuar më 1 qershor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat