Manchester City kampion i ri, Arsenali kokulur

Futboll

Manchester City kampion i ri, Arsenali kokulur

Nga: K.G. Më: 19 maj 2024 Në ora: 18:58
Lojtarët e Manchester Cityt festojnë

Manchester City është në festë të madhe.

City është kampion i ri i Anglisë. 

Ky është titulli i katërt rresht, duke thyer rekordin në Angli dhe i dhjeti në histori të ekzistimit të këtij kolektivi. 

Trajneri Pep Guardioa futet në histori të Premier League, me katër tituj rresht, që asnjë klub deri me tani nuk e ka bërë këtë gjë.

Arsenali kokulur për faktin se fitorja 3:1 e Cityt ndaj West Ham e la durabosh ekipin e Mikel Artetës.

Në minutën e 2-të, Silva dhuron asistim, Foden e finalizon në mënyrë spektakolare në fund të rrjetës dhe i jep avantazhin ekipit të Guardiola-s..

Në minutën e 18-të, Doku dhuron asistim, Foden dyfishon avantazhin e skuadrës së Guardiola-s. 

Në minutën e 43-të, Kudus realizon një super roveshatë dhe rihap sfidën Manchester City-West Ham.

Në minutën e 59-të, Silva dhuron tjetër asistim, Rodri shënon golin e tretë për City-n, 3:1.  

Arsenali si vendas fitoi me 2:1 ndaj Everttonit por pa vlerë kjo fitore.

Manchester City përfundoi në vend të parë me 91 pikë e duke lënë pas Arsenalin me 89.

Bie perdja e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat