Dëmtohet gjatë stërvitjes, Coman rrezikon Euro 2024 me Francën

Futboll

Dëmtohet gjatë stërvitjes, Coman rrezikon Euro 2024 me Francën

Më: 20 maj 2024 Në ora: 14:43
Kinglsey Coman

Kinglsey Coman dëmtohet përsëri. Anësori sulmues i Bayern Munich është dëmtuar që nga mesi i prillit, por ditët e fundit ai ishte rikthyer në stërvitje, aq sa Didier Deschamps e kishte thirrur për Euro 2024. Megjithatë, ditën e hënë, gjatë stërvitjes në Bavari, sulmuesi francez është lënduar përsëri.

Teksa ishte duker vrapuar dhe dribluar i vetëm, ndjeu një dhimbje të fortë në gju, bërtiti fortë dhe menjëherë u rrëzua në tokë.

Ai u çua dhe shkoi i vetëm në dhomat e zhveshjes, por me shumë gjasa, Deschamps ndoshta do ta përjashtojë nga lista e Euro 2024 të Francës.

Një lajm tepër i keq ky, pasi Coman është një xhol i vërtetë i “Gjelave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat