Shumë shpejt takimi me drejtuesit e Juventusit, dilema për të ardhmen e mesfushorit bardhezi

Futboll

Shumë shpejt takimi me drejtuesit e Juventusit, dilema për të ardhmen e mesfushorit bardhezi

Më: 20 maj 2024 Në ora: 19:47
Adrien Rabiot

E ardhmja e Adrien Rabiot mbetet një temë shumë e nxehtë te Juventus.

Sezoni i Juventusit, përtej dy ndeshjeve të fundit të kampionatit që do ta shohin Paolo Montero si protagonist në stol,  mund të konsiderohet i përfunduar, me objektivat sezonale të vendosura nga klubi që janë arritur (rikthimi në Champions League).

Vëmendja nuk është e fokusuar vetëm te merkato, por edhe tek rinovimi i lojtarëve.

Përditësime të rëndësishme në këtë drejtim mund të arrijnë që në fillim të kësaj jave, teksa sipas asaj që raporton Tuttosport, në fakt, brenda fundjavës, ose më së voni në fillim të javës së ardhshme, drejtuesit bardhezi do të takojnë përfaqësuesin e Rabiot, për të diskutuar zgjatjen e kontratës, e cila skadon në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat