Po ktheheshin nga qendra stërvitore, të shtëna me armë drejt tre lojtarëve të Marseilles në Francë

Futboll

Po ktheheshin nga qendra stërvitore, të shtëna me armë drejt tre lojtarëve të Marseilles në Francë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:47
Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite

Tre futbollistë të Marseilles ranë pre e një tentative për vjedhjen e mjeteve pas kthimit nga fitorja 2-1 si mysafir i Le Havre në xhiron e fundit të Ligue 1, shkruan La Provence.

Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite ishin në karvanin e automjeteve që u nisën nga qendra stërvitore e klubit.

Më pas ata u vunë në shënjestër të autorëve që me sa duket synonin të vidhnin makinat e tyre.

Lojtarët e gjigantit francez u qëlluan teksa po iknin nga sulmuesit dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga sulmi.

Në derën e shoferit të njërës makinë janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa mjetet janë goditur në pjesën e pasme nga autorët.

Prokuroria e Marsejës ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes, shkruajnë mediat vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat