Vendos kushte për të ardhmen

Futboll

Vendos kushte për të ardhmen

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:02
Simone Inzagi

Drejtuesit e Interit i kanë siguruar Simone Inzagit vazhdimësinë e këtij projekti fitues, pavarësisht se kush do të jetë pronari apo presidenti i klubit për disa ditë. Sigurisht që mes tij dhe Bepe Marotës do të ketë një takim, edhe pse tani koha nuk dihet.

Programi është i njëjtë, por numri një i skuadrës e ka të nevojshme që të bisedojë nga afër dhe të flasë me detaje. Inzagi do t’i kërkojë klubit që të konfirmojë grupin aktual të futbollistëve dhe të afrojnë disa lojtarë që të jenë me pak diferenca me titullarët që ka në dispozicion.

Objektivi maksimal është dëshira për të tentuar Ligën e Kampionëve, që gjatë kësaj kohe ka qenë një mundësi e shpërdoruar. Një vit më parë në finale ndaj Sitit dhe këtë vit me një eliminim befasues kundër Atletikos.

Sigurisht që këto ditë do të jenë disi delikate dhe të vështira, por edhe Inzagi ishte i bindur për të ardhmen e suksesshme të Interit. Dy afrime i ka bërë skuadra ende pa nisur merkato, Mehdi Taremin dhe Piotr Zielinskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat