Kinezët do të “blejnë” Milanin?

Futboll

Kinezët do të “blejnë” Milanin?

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 18:19
Milan

Kinezët dëshirojnë të blejnë të gjitha aksionet e klubit të Milanit.

Mediet italiane kanë shkruar sot se klubi kuq e zi pritet të ketë shumë shpejt pronarë të rinj.

Fillimisht ishin manjatët aziatikë, të cilët kërkuan të blejnë 70 për qind të aksioneve të Milanit, por se kërkesat e tyre u rritën në 80 për qind.

Por duket se të gjitha këto interesime janë “hedhur në erë” pas interesimit të kinezëve.

Këta të fundit dëshirojnë të jenë padronët e vetëm të klubit të Milanit.

Grupi kinez po nxiton për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me kompaninë “Fininvest”, që ka nën pronësi aktualisht klubin e Milanos.

Sipas të gjitha gjasave, firmat mbi kontratë për shitjen e aksioneve të Milanit do të hidhen në fund të këtij muaji.

Grupi me qendër në Pekin ka projekt serioz dhe kërkon ta rikthejë Milanin në majat e futbollit italian dhe evropian në harkun e 3 apo 4-viteve.

Kjo është edhe arsyeja se përse grupi nga Kina dëshiron monopolin mbi aksionet e Milanit.

Nëse marrëveshja nuk mbyllet përpara fundit të muajit korrik, vështirë se Milani do të afrojë në skuadër ndonjë futbollist me peshë, pasi gjendet në vështirësi të mëdha financiare.

Për momentin, administratori i deleguar Adriano Galiani ka afruar në ekip sulmuesin Xhanluka Lapadula.

Milani ndodhet prej vitesh në situatë të vështirë ekonomike dhe kjo ka sjellë edhe nivelin e dobët të ekipit në kampionatin italian dhe në kompeticionet evropiane.

Grupi kinez ka shprehur interes serioz për ta ringritur Milanin në nivelet e mëparshme, por sesa do të arrihet kjo, pritet të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat