Muhaxhiri: Vëllaznimi s’e ka vendin në Ligën e Parë!

Futboll

Muhaxhiri: Vëllaznimi s’e ka vendin në Ligën e Parë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 gusht 2016 Në ora: 19:30

Në Ligën e Parë të Kosovës garojnë disa skuadra me renome, si Vëllaznimi nga Gjakova, Flamurtari i Prishtinës, KEK-u nga Kastrioti, Vushtrria, Ramiz Sadiku  i Prishtinës etj. të cilat kanë synimet e tyre. Vëllaznimi ka mobilizuar të gjitha forcat që pas dy viteve të rikthehet në elitën e futbollit. Portieri i kësaj skuadre, Altik Muhaxhiri, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se Vëllaznimi nuk e ka vendin në ligën e parë. “Kemi filluar përgatitjet me 27 qershor. Jemi më të organizuar se vitin e kaluar dhe shpresoj ta arrijmë objektivin tonë, të rikthehem në Superligë”, thotë Muhaxhiri. Portieri këmbëngul se nuk mendojnë për asgjë tjetër, por shikojnë vetëm nga rikthimi në shoqërinë e më të mirëve. “Nuk duhet të mendoj për asgjë tjetër vetëm për të ikur sa me shpejt nga liga e parë, sepse Vëllaznimi nuk e meriton të jetë në këtë ligë për hir të tifozëve që ka”, thotë portieri. Gjakovarët para pak ditëve barazuan me rezultat 0:0 me Prishtinën dhe edhe me Lirinë 1:1, kështu që...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat