Blejnë vetura për secilin futbollist

Futboll

Blejnë vetura për secilin futbollist

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 19:04
Leicester

Pas triumfit në Premier League, pronarët e Leicesterit kanë vendosur që t’i shpërblejnë futbollistët me nga një veturë të tipit BMW i8. Ndonëse kanë marrë shumë shpërblime pasi janë shpallur kampionë të Anglisë, lojtarët e Leicester Cityt sot janë shpërblyer edhe me nga një veturë BMW i8, e cila kushton 100 mijë funte. Pronarët e klubit e kanë bërë këtë si shenjë falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin historik të skuadrës. Një gjest me të vërtet i bukur ky, që sigurisht se do t’i motivojë futbollistët për sezonin e ri të Premierligës që fillon javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat