Jashanica: Shpresoj të shkoj në një kampionat më të fortë

Futboll

Jashanica: Shpresoj të shkoj në një kampionat më të fortë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 gusht 2016 Në ora: 19:13
Bajram Jashanica

Mbrojtësi nga Kosova, Bajram Jashanica, po kalon periudhën më të mirë te kampioni shqiptar, Skënderbeu nga Korça. Reprezentuesi i Kosovës ka pasur karrierë interesante, i cili nga Hysi kishte shtegtuar në Besë të Kavajës, më pas në FC Skënderbeu, ku edicionin e kaluar ishin pjesë e fazës së grupeve të Europa Leagues. Futbollisti tregon se ka bërë një hap të madh në karrierë kur iu bashkua Skënderbeut, por mendon të shkoj në ndonjë  kampionat edhe më të fortë. “Normalisht kam bërë një hap para në karrierë dhe tani shpresoj se do të shkoj në një kampionat më të fortë. Jam rritur shumë si futbollist dhe do të vazhdojë të punojë edhe me shumë për të arritur me tepër”, tha Jashanica për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se futbolli shqiptar iu ka sjell përfitime me shumë se në Kosovë? “Normal që ka sjell përfitime dhe eksperiencë më të madhe”, thotë ai.  Qëllimi i Jashanicës është të jetë në formë më të mirë dhe ta ndihmojë skuadrën ta mbrojë titullin e kampionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat