Tirana fiton 2-0 miqësoren me Apoloninë

Futboll

Tirana fiton 2-0 miqësoren me Apoloninë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 22:27
ilustrim

Miqësoret e verës ngjallin gjithmonë kërshëri , por sa dëshirë dhe kuriozitet ka për këtë Tiranë, jo vetëm te ky fëmijë që zë fushën e Selman Stërmasit duke prenotuar që tani një vend në formacionin bardheblu të së ardhmes, por te pothuajse 1000 tifozë që kishin mbushur tribunën e “Selman Stërmasit” për miqësoren me Apoloninë.

Ilir Daja hidhte në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, por momentin kuptohet, pasi Muzaka është ende i dëmtuar ndërsa Taku nuk ka arritur gjendjen e duhur, që nga minuta e parë të katër blerjet e fundit nga afrika që bënë debutimin me fanellën bardheblu. Duhet thënë se të katërt e kanë kaluar me sukses provën e tifozëve, duke qenë se atë të klubit e kishin garantuar me hedhjen e firmave në kontrata pak orë para nisjes së ndeshjes. Goli i parë madje mban firmën e njërit prej tyre, Nigerianit Edeh që shënoi në minutën e 15, me sulmuesin që u tregua i zoti për të përfituar nga rrëmuja e krijuar në zonën fierake.

Paraqitje mjaft e mirë edhe për mesfushorët që merituan duartrokitjet e publikut, ishte një ndeshje e vendosur që në pjesën e parë, pasi në minutën e 44 Hoxhallari cau rrjetën me kuptimin e plotë të fjalës me një goditje nga distanca. Është gol edhe pse rrjeta e carë krijon iluzionin e një goditjeje që përfundon jashtë. 2-0 dhe ishte ky rezultati përfundimtar, me Ilir Dajën që në pjesën e dytë ndryshoi krejtësisht formacionin, ndërsa Apolonia nuk ishte ajo që pritej duke mos arritur të bëjë dicka më tepër përballë linjave të dyta. Një fitore që jep sinjale shprese për bardheblutë, edhe pse Tiranën e vërtetë do ta tregojë vetëm kampionati.

Për Tiranen nis pa Ronald Gerxhaliun, me klubin qe njoftoi se ka zggjidhur me konsensus marëveshjen kontraktuale duke falënderuar mbrojtësin për kontributin e tij gjatë një viti te bardheblutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat