David Luiz rikthehet pas 2 vjetësh në "Stamford Bridge"

Futboll

David Luiz rikthehet pas 2 vjetësh në "Stamford Bridge"

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:13
David Luiz

David Luiz rikthehet te Çelsi, pas dy vjetësh ku ai u transferua te PSG, për 50 milionë euro.

Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian për shifrën e 35 milionë eurove në "Stamford Bridge".

Mediat angleze raportojnë se të dy klubet kanë rënë dakord për rikthimin e Luiz te ish-skuadra e tij Çelsi pasi u larguar dy vjet më parë në “Parc des Princes”.

Luiz ka mbërritur në Londër dhe pritet që shumë shpejt t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Antonio Konte arriti të transferoj mbrojtësin brazilian pasi dështoi me Kielinin e Juventusit dhe Romanjolin e Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat