Brazilianët kujtojnë ndeshjen e parë të Kosovës në Tiranë

Futboll

Brazilianët kujtojnë ndeshjen e parë të Kosovës në Tiranë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2016 Në ora: 14:20
Kombëtarja e Kosovës në vitin 1993

Është interesant rrugëtimi i Kosovës në FIFA. Portali nga Brazili “planotatico” ka përmendur një fakt të paharruar të kombëtares së Kosovës e cila para më shumë se 23 vite kishte zhvilluar ballafaqimin e parë miqësor ndërkombëtar të futbollit, në kohën kur Serbia bënte terror mbi gjithçka që ishte shqiptare në Republikën e Kosovës. “Me 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë, kryeqyteti shqiptar, kombëtarja e Kosovës luajti me Shqipërinë. Shqipëria fitoi me rezultat 3:1, në një ndeshje që u zhvillua në prani të 4.000 shikuesve. Kjo miqësore vlerësohet si ndeshje jozyrtare, ndërsa nëntë vite më vonë në Prishtinë, Kosova mposhtet me rezultat 1:0 nga Shqipëria”, thuhet nga portali brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat