Reprezentuesi i Kosovës befason me gol holandezët

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës befason me gol holandezët

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shtator 2016 Në ora: 22:38
Bersant Celina

Bersant Celina debutoi me gol në fanellën e Twentes, e cila si mysafir pësoi me rezultat 3:1 nga skuadra e Heerenveen, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Holandës në futboll. Celina u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të dhe pas 9 minutave (78') shënoi, duke e ngushtuar humbjen e skuadrës së tij. Reprezentuesi i Kosvës tregoi paraqitje shumë të mirë dhe befasoi me gol. Ai për 21 minuta dëshmoi angazhim të pashoq, por jo të marrin rezultat pozitiv. Ky ishte derbi i futbollistëve të Kosovës, sepse të Heereenveen u paraqit edhe Arbër Zeneli, i cili luajti titullar deri në minutën e 83-të. Heerenveen renditet në vend të gjashtë me 10 pikë, ka dy me tepër se Twente që pozicionohet në pozitën e 10-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat