Aguero mburret: E kam përmirësuar lojën

Futboll

Aguero mburret: E kam përmirësuar lojën

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:37
Sergio Aguero

Sulmuesi Sergio Aguero është në formën më të mirë të mundshme. Ai bëri paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe ndihmoi Manchester Cityn që të triumfoi me rezultat 4:0 kundër Monchengladbach-it. Aguero shënoi het-trik dhe ishte lojtar i ndeshjes. City shënoi fitore të rëndësishme në xhiron e parë të grupit C të Champions Leagues. “Jam shumë i lumtur me trajnerin e ri. Ai është njëri nga trajnerët që më ka ndihmuar më së shumti në karrierë, e kam përmirësuar lojën në zonë dhe shënimin e golave, pra me Guardiolan do të shënojë më shumë gola”, ka thënë Aguero. City është në grup me Barcelonën, Monchengladbach dhe Celtic-un.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat