Skuadrës polake mund t’i kushtoi shkarkimi i shqiptarit

Futboll

Skuadrës polake mund t’i kushtoi shkarkimi i shqiptarit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:52
Besnik Hasi

Besnik Hasi do të përfitojë një shumë të konsiderueshme pas shkarkimit nga Legia e Varshavës.  Portali “sport.se.pl” raporton se Hasi duket se u kishte paraprirë luhatjeve të drejtuesve polakë dhe për këtë rrjedhojë kishte insistuar për vendosjen e një klauzole të tillë. Nga ana tjetër, askush te Legia nuk e parashikonte që trajneri shqiptar do të largohej nga detyra pas vetëm tre muajsh në drejtim. Burimet e këtij portali, gazetarë që ndjekin vazhdimisht ngjarjet në klub, flasin për një shifër nga 1 milion euro deri në 1,5 milionë euro që do t’i paguhet trajnerit shqiptar si rrjedhojë e kësaj klauzole.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat